Bie në bunar, vdes në rrethana të dyshimta

Prishtinë | 07 Tet 2017 | 12:54 | Nga

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur dje rreth orës 12:00, në fshatin Stubëll të Vitisë.

Policia e Kosovës, në raportin e vet 24 orësh njofton se në rrethana të panjohura viktima mashkull shqiptar ka rënë në një pus (bunar).

Njësit policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e viktimës nga bunari.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme