Në një aheng familjar në Vushtrri sekuestrohet një armë

Prishtinë | 03 Gus 2021 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Të martën, rreth orës 01:40, në Stacionin Policor Vushtrri është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një zonë banimi në fshatin Druar-Vushtrri.

Policia e Kosovës me të pranuar informacionin thekson se janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes, ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar një armë Gazi, 23 fishek dhe 9 gëzhoja.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar XH.B., 46 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Armëmbajtje, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”.

Të ngjashme