Nisin punimet për ndërtimin e qendrës sportive të klubit FC Prishtina në Bërnicë

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 16:46 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë përuruar fillimin e punimeve në qendrën sportive të klubit FC Prishtina në Bërnicë, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, derisa ka uruar qytetarët tha se kjo qendër i ka munguar kryeqytetit të Kosovës.

“Unë s’kam fjalë tjera pos urime, sikurse çdo qytetari të vendit edhe unë i gëzohem këtij momenti të nisjes së kësaj infrastrukture më të avancuar, në radhë të parë për futbollin por edhe për sportet e tjera sepse i ka munguar kryeqytetit dhe Kosovës”, tha Haradinaj.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se Kosova ka talentë të jashtëzakonshëm në futboll dhe Prishtina si kryeqendër e Kosovës duhet ta luaj rolin e vet për tërheqjen e këtyre talenteve.

“Rezultatet e fundit të Kosovës edhe lojtarët që ja kemi dhënë shteteve tjera tregojnë që Kosova ka talentë të jashtëzakonshëm në futboll dhe mendoj që Prishtina si kryeqendër e Kosovës duhet ta luaj rolin e vet për tërheqjen e këtyre talenteve prandaj mendoj që kjo çka shohim me përfaqësuesen e Kosovës është vetëm starti i gjenerata e të tëra që do të trajnohen do të zhvillohen në këtë qendër sportive” , tha Ahmeti, raporton EO.

Presidenti i KF Prishtina, Remzi Ujupi, tha se sporti është një ndër faktorët kryesorë për popullarizimin dhe mbështetjen e shtetit.

“E falënderoj kryeministrin që asnjëherë nuk ka hezituar që të më mbështesë në këtë ide dhe të e aprovojë, e falënderoj kryeministrin për parcelen dhe poashtu kuvendin komunal dhe arritëm që të paisemi me të gjitha dhe presim që edhe në të ardhmen sporti të ketë përparësi pasi është dëshmuar që sporti është një ndër faktorët kryesorë për popullarizimin dhe mbështetjen e shtetit është dëshmuar dhe shpresoj që në të ardhmen do të na mbështesin edhe më shumë”, tha ai.

Në fillimin e punimeve morën pjesë edhe ambasadorë të huaj dhe ish-boksieri Luan Krasniqi.

Të ngjashme