“Njohja e patentë-shoferëve nga Kosova në Gjermani futet në rend dite”

Prishtinë | 01 Shk 2022 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani, ka njoftuar se njohja e patentë-shoferëve nga Kosova në Gjermani, është futur në rend dite për seancën e Bundestratit (Këshillit të Ministrave ku përfaqësohen të gjitha landet e Gjermanisë).

Sipas Canit, pavarësisht se rendi i ditës është shkurtuar, në pikën e 23 të rendit të ditës mbetet shqyrëtimi i njohjes së patentave të shoferëve për shtetasit e Shqipërisë, Kosovës, Britanisë së Madhe dhe Moldavisë në Gjermani.

Seanca do të mbahet më 11 shkurt.

“Rendi i ditës për seancën e Bundesratit, (Këshillit të Ministrave ku përfaqësohen të gjitha landet e Gjermanisë) është shkurtuar bukur shumë sot. Por në pikën 23 të rendit të ditës mbetet shqyrëtimi i njohjes së patentave të shoferëve për shtetasit e Shqipërisë, Kosovës, Britanisë së Madhe dhe Moldavisë në Gjermani. Sipas rregullave, rendi i ditës ka mundur të ndryshojë deri më sot me 1 shkurt. Ndërsa seanca mbahet me 11 shkurt. Nëse eventualisht ka ndonjë ndryshim të papritur, do t’ju njoftoj me kohë. Unë me siguri që do ta përcjell me shumë vëmendje këtë çështje. Shëndet dhe sukses”, ka shkruar Cani.

Të ngjashme