NP “Termokos” tregon shkaqet e mungesës së ngrohjes në lagjen “Ulpiana”

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Ndërmarrja publike për furnizim me ngrohje në Prishtinë, “Termokos” ka njoftuar konsumatorët e saj se në lagjen “Ulpiana”, sot në orët e pasdites është identifikuar një rrjedhje në gypin e ngrohjes në afërsi të shkollës “Hasan Prishtina”.

Si pasojë e kësaj rrjedhjeje thonë se janë detyruar që të ndërpresin furnizimin me ngrohje për gjithë lagjen “Ulpiana”.

“Ekipet tona janë në terren në përpjekje për të sanuar dëmtimin e gypit të ngrohjes. NP “Termokos” kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve të lagjes “Ulpiana”, derisa të arrijmë të evitojmë problemin e paraqitur dhe të rikthejmë furnizimin me ngrohje” , thuhet në komunikatë. 

Të ngjashme