Nuk duhet të shkohet në zgjedhje pa reformë zgjedhore

Prishtinë | 12 Pri 2018 | 10:15 | Nga

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Betim Gjoshi, ka vlerësuar se institucionet shtetërore duhet ta kenë prioritet reformën zgjedhore në mënyrë që të eliminohen paqartësitë dhe të metat që ka ligji aktual për zgjedhjet.

Sipas tij, kjo do të ishte koha më e mirë për ta përfunduar me sukses reformën meqë nuk ka orar zyrtar të zgjedhjeve.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Gjoshi ka thënë se nuk duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare pa u përfunduar reforma zgjedhore.

Sipas tij, kjo reformë zgjedhore do t’i eliminonte problemet të cilat po i përcjellin proceset zgjedhore.

Të ngjashme