O’Connell: Ne kujtojmë të humburit tanë për të mësuar gjeneratat e reja çmimin e jetës dhe paqes

Prishtinë | 11 Nën 2018 | 12:12 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ministri i FSK-së Rrustem Berisha, Komandanti i FSK-së Rrahman Rama e shumë të tjerë kanë bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore me emrat e 16 ushtarëve britanikë tek Sheshi “Edit Durham” për të shënuar aktin e përkujtimit njëqindvjeçar të Mbretërisë së Bashkuar dhe Komonuelthit, raporton Ekonomia Online.

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell tha se kjo ditë po shënohet në kujtim të 14 ushtarëve britanez të cilët ranë në Kosovë gjatë luftës në Kosovë dhe në luftën e parë botërore. Ai tha se kjo humbje duhet përkujtuar vazhdimisht në mënyrë që gjeneratat e reja të mësojnë për çmimin e jetës dhe paqes.

“Sot përkujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për ta shpëtuar vendin e tyre, të gjithë ata që ia sollën paqen këtij vendi, përfshirë 14 ushtarët britanez që i kanë emrat e shënuar prapa meje”, tha O’Connell.

“Po ashtu sot kujtojmë miliona njerëz të cilët vdicën gjatë luftës së parë botërore, ajo luftë nuk ishte përfundimi i të të gjitha luftrave. Ne kuktojmë të humburit tanë për nje arsye, jo për të fëstuar, por për të mësuar gjëneratat e reja për cmimin e jetës dhe të paqes”, tha ai.

“Sic e kujtojmë ne duhet të ia dedikojmë vetës meritën e paqes, lidhjen shoqerore në mes kombeve. Cdo familje e jonja është prekur të pakten një herë nga një humbje gjatë luftës dhe kjo na mëson që ta ruajmë cmimin e kësaj lufte”, tha O’Connell, raporton EO.

O’Connell bëri thirrje që të mos ketë urrejtje dhe dhunë në mes njerëzve pasi që jeta ë secilit është e vlefshme dhe duhet të kemi më shumë paqe në mes vete.

“Patriotizmi nuk është i mjaftueshëm, ne nuk duhet të kemi urrejtje dhe dhunë në mes vete”, shtoi në fund O’Connell.

Të ngjashme