Në Ferizaj përkujtohet Dëshmori i Kombit, Sali Berisha

Prishtinë | 13 Kor 2018 | 14:55 | Nga

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve si dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, bënë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorit Sali Berisha.

Me këtë rast, Aliu tha se gjaku i Dëshmorëve të Kombit, është themeli i Pavarësisë së Kosovës dhe vepra e tyre udhërrëfyes për gjeneratën e shtet ndërtimit.

Edhe Kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gafurr Bytyqi, ka vlerësuar tejet lartë kontributin e Dëshmorit të Kombit, Sali Berisha, duke cilësuar veprën e tij si të pavdekshme.

Ndërkaq familjarët tashmë dhembjen e tyre e kanë shndërruar në krenari. Ata kanë falënderuar edhe të gjithë pjesëmarrësit në homazhe duke theksuar se me homazhe po e lehtësojnë edhe dhimbjen e tyre.

Më tutje, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues të tjerë institucional vendosën kurora lulesh tek lapidari në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj.

Image may contain: one or more people, tree and outdoorImage may contain: one or more people, people standing, flower, sky, wedding, plant, child and outdoorImage may contain: 2 people, people standing, sky, tree and outdoor

Të ngjashme