Organizatat e grave mbështeten me 100 mijë €

Prishtinë | 12 Qer 2017 | 14:43 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fondi i Grave të Kosovës ka ndarë rreth 100 mijë euro për 31 organizatat të ndryshme të udhëhequra nga gratë në Kosovë. Këto iniciativa do të kontribuojnë direkt në zbatimin e Strategjisë së Rrjetit të Grupit të Grave të Kosovës (RrGGK) 2015-2018, e cila është përpiluar bashkë me anëtaret e RrGGK-së.

Igballe Rugova drejtoreshë Ekzekutive e Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës tha se gratë bëjnë ndryshime vazhdimisht, raporton Ekonomia Online.

“Shpresojmë një ditë që edhe Qeveria jonë të na përkrah dhe të ndaj fonde edhe për organizatat e grave. Kur kemi filluar punën fondi ka qenë diku 500 euro ndërsa tash është rreth 100 mijë euro për të gjitha organizatat e grave. Fondi është komplet transparent”, ka thënë ajo.

Libor Chlad zëvendës shef i Sektorit të Bashkëpunimit, Zyra e BE në Kosovë tha se është nismë e financuar nga BE-ja. Ai ka shtuar bashkëpunojnë me Rrjetin e Grave dhe shpreson që do të vazhdojnë me këtë bashkëpunim.

“Ekzistojnë disa objektiva që jemi duke i përcjellë dhe dëshirojmë  ta rrisim aktivizmin qytetar të grave dhe njëra prej fushave është fuqizimi ekonomik. Barazia është një prej të drejtave fundamentale të njeriut por barazia në mesin  e grave dhe burrave parashihet edhe në Traktatin e BE-së”, ka thënë ai.

Chlad ka thënë se ngritja e vetëdijesimit është e madhe por përgjegjësinë nuk e kanë vetëm institucionet por e keni edhe ju vet.

Ai ka folur edhe për zgjedhjet duke thënë se do të donte të shpresonte që të shihte më shumë gra në legjislature. Kurse sa i përket rezultatit të testit PISA tha se ne jemi duke shikuar rritjen e bashkëpunimit në arsim. Ai ka thënë se do të ishte mirë që barazia të vendoset edhe në shkolla.

Gunther Zimmer drejtor i Zyrës së Fondit të Agjencisë për Zhvillim nga Austria Austria (ADA) tha se kjo agjenci ka në fokus që projektet që kanë të bëjnë me barazinë gjinore të respektohen.

“Po shohim rezultate dhe rezultati është që te shumë prej jush është i suksesshëm dhe do të merrni grande dhe shpresoj që këto grande do të kenë ndikim në fuqizimin e grave. Të lobosh apo të ngritësh zërin për çështje të ndryshme dhe shpresoj dhe qeveria është e obliguar ta respektoj buxhetin për barazi gjinore, siç e parasheh Ligji për Barazi Gjinore”, ka thënë ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme