Osmani e Kurti nderojnë të rënët në Reçak, kërkojnë dënimin e kriminelëve

Reçak | 15 Jan 2021 | 09:43 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

U.d e presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti kanë bërë homazhe në Reçak, për të përkujtuar masakrën që ndodhi pikërisht me 15 janar, të vitit 1999, raporton Ekonomia Online.

Vjosa Osmani ka thënë se kjo ishte nga masakrat më të tmerrshme në historinë e gjithë njerëzimit.

“Sot janë bërë 22 vjet në nga masakrat më të tmerrshme në historinë e gjithë njerëzimit. Në fakt është vendi ku u dëshmua qëllimi i Serbisë për shfarosjen e shqiptarëve”.

“Nga këtu duhet me zë të lartë ta themi këtë të vërtetë duke kërkuar drejtësi që ranë për liri. Dëshmitë e gjenocidit mund t’i gjejmë anekënd vendit tonë”.

“Akoma po dominion kjo mendje gjenocidale. Lavdi e përjetshme për të rënët e Reçakut”.

Kurti theksoi se me pikëllim e dhimbje erdhëm të takojmë edhe familjarët e të vrarëve të Reçakut meqenëse një drejtësi e vonuar është drejtësi e mohueshme.

Sipas tij, është detyrë e vendit që t’i ndjekim dhe t’i gjykojë kriminelët e luftës. Ai ka shtuar se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme deri sa nuk ka drejtësi për viktimat dhe familjarët e tyre, raporton EO.

“Sot bashkë me presidenten ne detyre Osmanin, erdhëm të bëjmë nderime këtu në Reçak në përvjetorin e 22-të. Ai dimër mbaj mend se ka qenë shumë më i ftoftë si ky sot dhe kjo ngjarje ka tronditur e tmerruar gjithë Kosovën dhe patë alarmuar edhe fuqitë botërore”. 

“Nuk vonoi shumë pas këtij akti gjenocidal ku edhe u ndihmua Kosova nga NATO. Me pikëllim e dhembje erdhëm që të takojmë edhe familjaret sepse edhe këta janë viktima për shkak të drejtësisë së mohuar dhe të vazhdueshme”.

“Jo vetëm urdhërdhënësit, por edhe ekzekutorët dihen me emra në shumë raste jo vetëm në këtë masakër dhe është detyrë e vendit që t’i ndjekim dhe t’i gjykojmë ata. Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme deri sa nuk ka drejtësi që sjell rehabilitim për viktimat dhe familjarët. Përkulemi për këtë humbje dhe lavdia është e tyre”.

Gjatë ditës pritet që homazhe në këtë vend të bëjnë edhe liderët tjerë të partive dhe institucioneve.

Lexo më shumë:

Të ngjashme