Osmani: Skënderbeu është frymëzim i rezistencës dhe i luftës për liri

Prishtinë | 17 Jan 2021 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeun në 553 vjetorin e vdekjes.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, tha se Skënderbeu ishte digë e fortë e mbrojtjes së Evropës, dhe ikonë e unitetit tonë.

“Sot mbushen 553 vjet nga vdekja e heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu. Ai ishte digë e fortë e mbrojtjes së Evropës, që pati guximin në të gjitha përballjet e tij. Përveç se një luftëtar i paepur, Gjergj Kastrioti mbetet edhe ikona e unitetit tonë. Në fillim të marsit të vitit 1444, në Kuvendin e Lezhës, ai realizoi të parin bashkim politik të princërve shqiptarë të kohës, me të cilin iu hapë rruga themelimit të shtetit mesjetar shqiptar”.

Ajo theksoi se Gjergj Kastrioti Skënderbeu është frymëzim i rezistencës dhe i luftës për liri në të gjitha periudhat.

“Skënderbeu është frymëzim i rezistencës dhe i luftës për liri në të gjitha periudhat. Por mbi të gjitha, ai mbetet modeli unik i përbashkimit të shqiptarëve dhe si i tillë do të kujtohet përherë! Qoftë i përjetshëm kujtimi për kryestrategun tonë!”, ka shkruar Osmani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme