Osmani takon ekipin e xhudistëve: Shteti jonë ka bërë histori përmes xhudistëve

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 11:15 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ekipin e xhudistëve kampionë të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Në këtë takim ku ishte prezentë ish-kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, trajneri i ekipit të xhudos, Driton Kuka.

Osmani ka uruar ata për sukseset e arritura ndër vite.

“Për mua ka qenë me rëndësi që takimin e parë ta mbajmë me ata që  e kanë nderuar shtetin tonë. Ka qenë me rëndësi për ne që xhudistët ti pres në zyrën time dhe të bashkëbisedojmë për të ardhmen.Tash e tutje do të na gëzojnë pa mas por që shtetin jonë ka bërë histori nëpërmjet xhudistëve”.

“Në kohën edhe kur politika ka dështuar ka qenë Majlinda, Nora , Distria dhe gjitha xhudistët e tjera bashkë me trajnerët e tyre që na kanë bërë zemrën mal dhe mbi të gjitha e kanë nderuar shtetin tonë, e kanë lartësuar flamurin e Kosovës, e kanë nderuar shtetin e tyre madje edhe në shtete që nuk e kanë njohur Kosovën”, tha ajo.

Xhudistja Majlinda Kelmendi ka uruar Osmanin, ku dhe i ka kërkuar që të jetë bashkë me ta në Lojërat Olimpike.

“Unë kisha dashtë me ju uruar mbarësi në punë dhe keni me qenë aty ku njerëzit kanë nevojë për ju dhe keni me qenë bashkë me ne në Lojërat Olimpike”, tha ajo.

Vjosa Osmani të martën edhe zyrtarisht ka pranuar detyrën e presidentes.

May be an image of 2 people and people standing
May be an image of 4 people, people standing and indoor
May be an image of 3 people and people standing

Të ngjashme