Pacolli: Viti i dytë që agjërojmë gjatë pandemisë, lutemi për kohë më të mira

Prishtinë | 12 Pri 2021 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Pacolli tha se gjatë Ramazanit, besimtarët e sprovojnë durimin, disiplinën fizike dhe shpirtërore për një muaj, duke forcuar ndjenjat e paqes solidaritetit dhe mirësisë me njëri-tjetrin.

Postimi i plotë:

Të gjithë besimtarëve myslimanë ua urojë fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Gjatë Ramazanit, besimtarët e sprovojnë durimin, disiplinën fizike dhe shpirtërore për një muaj, duke forcuar ndjenjat e paqes, solidaritetit dhe mirësisë me njëri-tjetrin.

Ky është viti i dytë që agjërojmë gjatë pandemisë dhe lutemi për kohë më të mira. Allahu qoftë me secilin nga Ju.

Ju urojë agjërim të lehtë e të pranuar!.

Të ngjashme