Pak populizëm e flirtim me besimtarët në kohë pandemie: Kurti e Vitia ndalin konferencën për Ezan (Video)

Prishtinë | 12 Pri 2020 | 20:59 | Nga Ekonomia Online

Gjatë konferencës së sotme, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri Arben Vitia, të cilët po njoftonin qytetarët për masat e reja për parandalimin e Coronavirusit, kanë ndalur konferencën për disa minuta deri sa ka përfunduar ezani.

Përderisa po mbahej konferenca për masat e reja që do të vazhdojnë të merren nga nesër direkt nga Ministria e Shëndetësisë, filloi edhe ezani, ku ministri në detyrë e ndërpreu fjalimin duke kërkuar që të respektohet thirrja e ezanit.

Përderisa ishte lëshuar ezani, për rreth 5 minuta të gjitha televizionet nacionale në të cilat transmetohej drejtpërdrejt konferenca ishin të detyruara që ta mbajnë në transmetim.

E si duket e gjithë kjo ishte e menduar mirë nga Kurti dhe Vitia, me kësi veprimesh populiste ata synojnë që të rrisin elektoratin islamik në Kosovë, shkruan Metro.

Vlen të theksohet se gjëra të tilla, nuk i shohim në vendet e tjera perëndimore, ku politikanët shfrytëzojnë mediat në transmetime të drejtpërdrejta, për marketing politik.

Albin Kurti është i njohur për veprimet e tij populiste dhe njihet si politikan populist, ai edhe me herët ka bërë sjellje të tillë, duke flirtuar me sentimentin fetar, shkruan Metro.

“Pasha Kuranin e pasha musafin kemi me fitu në Podujevë”, pat thënë Kurti në fushatën e tij parazgjedhore në Podujevë.

Momentin e ndaljes së konferencës mund ta shihni nga minuta 12:55.

Të ngjashme