Pak veta e presin Haradinajn në Aeroport

Prishtinë | 27 Pri 2017 | 19:17 | Nga

Pak para mbërritjes së liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Aeroportin e Prishtinë janë mbledhur një numër zyrtarësh të partisë së tij dhe pak simpatizantë.

Në mesin e zyrtarëve të cilët janë duke pritur në aeroport janë nënkryetari Ardian Gjini, zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, e disa zyrtarë të tjerë.

Nga ana tjetër, interesimi i medieve është tejet i madh për pritjen e ish-kryeministrit të Kosovës, pas lirimit nga një gjykatë franceze, pas gati 4 muajsh ndalimi për shkak të një fletarresti të Serbisë.

Ka qenë kërkesë e vetë Haradinajt që mos t’i organizohet pritje institucionale, por që në Aeroport ta presin vetëm familjarët e miq të ngushtë.

Ndërkohë, në sheshin qendror të Prishtinës tashmë janë mbledhur qindra qytetarë, të cilët kanë nisur festën. Atyre pritet t’iu drejtohet Haradinaj.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme