Pamje nga aksioni i Policisë së Kosovës në fabrikën e mishit në Pejë

Prishtinë | 01 Tet 2020 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Fabrika e mishit “Buquku” në Pejë është duke u bastisur nga dhjetëra zyrtarë policorë, inspektorë të policisë dhe oficerë të doganës, të asistuar nga ATK-ja dhe AVUK-ut.

Gazeta Objektiv ka sigurua fotografi edhe video nga vendi i ngjarjes ku ende është duke vazhduar ende bastisja.

Ndërkohë punëtorët janë nxjerr jashtë deri sa të përfundojë aksioni i organeve të rendit, raporton gazeta Objektiv.

Mëngjesin e së enjtes, zyrtarët e agjencive të zbatimit të ligjit nga Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës janë duke zhvilluar një aksion në rajone të ndryshme të Kosovës, nën dyshimet për veprimtari të ndryshme kriminale. 

Të ngjashme