Ja pamjet se si hajni në Prishtinë vjedh kuletën

Prishtinë | 23 Shk 2020 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Qytetari A.S, bashkëshorti i gruas që e ka humbur kuletën, ia ka dërguar redaksisë sonë videon nga momenti kur është shkaktuar vjedhja.

“Në kuletë ka qenë komplet rroga, afro 480 euro. Gjitha dokumentet, leja e veturës, letërnjoftimi, kartela e bankës. Rasti është lajmëruar që 3 javë në stacionin e jugut në Polici. Kartelat i kemi bllokuar menjëherë.”

“Hyrja në ndërtesa me çip. Djali që ka hyrë do të thotë që ka çip, ose është banorë ose është qiraxhi”, ka thënë qytetari për Indeksonline.

Ata përmes këtij lajmi dëshirojnë t’i bëjnë thirrje personit që e ka marrë kuletën, që ta kthej atë ose do të vazhdojnë me kërkimet.

Çifti nga Prishtina po kërkon që ky rast të merret më seriozisht nga Policia dhe të zgjidhet sa më shpejtë.

Videoja e momentit i është dorëzuar edhe Policisë që po vazhdon të bëj hetime rreth këtij rasti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme