Pamundësi për punësim, personat me nevoja të veçanta po diskriminohen

Prishtinë | 03 Dhj 2018 | 10:56 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Personave me nevoja të veçanta po diskriminohen duke mos pasur mundësi për tu punësuar.

Kështu u tha në komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione ku u diskutua lidhur me shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Personat me Nevoja të Veçanta, raporton Ekonomia Online.

Anëtarja e komisionit nga radhët e PDK-së, Luljeta Veselaj-Gutaj u zotua se si komision janë duke u përkushtuar që të zbatohen ligjet në fuqi.

“Ne para pak ditësh kemi pas takim me përfaqësues të personave me aftësi të kufizuara. Si komision kemi parë nga afër për mbrojtje nga diskriminimi. Çështja e punësimit është ajo që s’po zbatohet dhe është diskriminim. Ne po merremi me shumë përkushtim që të zbatohet ligji”, tha Veselaj Gutaj.

Ndërsa, deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu e quajti diskriminues faktin që të verbrit që janë pjesë e familjeve të dëshmorëve duhet të zgjedhin se cilin pension me marrë

“Në Kosovë kemi një përqindje të madhe të analfabetëve në kategorinë e shurdh memecëve. Problem tjetër janë personat e verbër të cilët si janë në familje të dëshmorëve e pastaj duhet me zgjedh se cilin pension me marr, askush nuk zgjedh me qenë i verbër prandaj është diskriminim me i shti me zgjedh se cilin pension me marr”, tha ajo.

Shemsi Syla nga Lëvizja Vetëvendosje tha se nuk janë të kënaqur me nivelin e kujdesit nga institucionet për njerëzit me nevoja të veçanta.

“Ne do të jemi të angazhuar dhe do të kërkojmë përgjegjësi nga organet ku zëri ynë mbërrin”, tha ai.

Në këtë komision ishin të ftuar edhe përfaqësues nga Zyra për Qeverisje të Mirë, Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Shoqatat e Personave me Nevoja të Veçanta, raporton Ekonomia Online.

Merita Syla, përfaqësuese  e Avokatit të Popullit tha se Kosova ka legjislacion të mirë mirëpo nuk është i zbatueshëm

“Për mua  është e dhimbshme që ata që janë përgjegjës për zbatimin e rekomandimeve nga avokati i popullit nuk janë këtu. Në Kosovë ekziston një legjislacion i mirë i çështjes së aftësisë së kufizuar mirëpo zbatimi i tij nuk është i mirë. Gjuha e shenjave është gjuhë e shenjave dhe është e dhimbshme se si ajo nuk zbatohet në të gjitha institucioneve”, tha Syla.

 

Të ngjashme