Paralajmëron njohësi i sigurisë kibernetike: Për gjashtë javë i kthehemi normalitetit

Prishtinë | 06 Pri 2020 | 15:59 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Udhëheqësi i komuniteti për Siguri Kibernetike dhe Privatësi, Mentor Hoxhaj, i tha Ekonomia Online se sipas hulumtimeve nëse qytetarët qëndrojnë në shtëpi për dy javë atëherë pas gjashtë javësh mund të kthehemi normalitetit.

“Nga ajo të cilën ne e kemi parë dhe lexuar këto ditëve të fundit ku po thuajse më shumë se 12 orë po qëndrojmë duke bërë hulumtime në këtë drejtim kam potencuar që teorikisht kjo mund të përfundojë mbas 6 javëve dhe e kam analizuar si nëse gjatë dy javëve të ardhshme ne do të jemi të kujdesshëm nuk do të dalim dhe nuk do të ndihmojmë që të shpërndahet Coronavirusi”.

Ai ka thënë se edhe për dy javë duhet kujdes i shtuar në mënyrë që qytetarët të mos jenë kontribuues në shpërndarjen e Coronavirusit. Sipas tij, njerëzit nga pa kujdesia po e shpërndajnë këtë virus.

“Ky 2 javësh që unë po e theksoj, duhet të jemi të kujdesshëm që mos të ndihmojmë në shpërndarjen e rasteve të reja dhe mund të zgjasë teorikisht 4-6 javë dhe nga ajo që pash sot shoh mjaft njerëz nëpër rrugë dhe të cilët nuk janë duke u përkujdesur dhe nuk janë duke e marr me seriozitet rekomandimet të institucioneve shëndetësore. Coronavirusi nuk lëviz, por ne jemi ata që e shpërndajmë dhe jemi na ata që jemi duke ndihmuar dhe në fund jemi ne ata të cilët e vendosim se kur do të përfundojë kjo pandemi”

Ai tha se në rast se kemi vaksinë kundër këtij virusi Kosova do të jetë ndër shtetet e fundit që do ta marr atë, raporton EO.

“Kemi bërë shumë hulumtime dhe kemi analizuar një gazete izraelite ku thoshte se do të përfundojë brenda 4-8 javëve duke analizuar edhe këto të dhëna që i tregova më parë edhe unë. Duhet të kemi parasysh që gjatë hulumtimeve kemi parë edhe faktor të rëndësishëm të cilët mund të ndikojnë në përfundimin e pandemisë. Edhe në rast se kemi vaksinë shteti jonë do të jetë ndër shtetet e fundit që do ta marr vaksinën. E vetmja forcë që kemi në dorë është që t’i respektojmë rekomandimet shëndetësore”, tha Hoxhaj.

Sa i përket dezinformatave Hoxhaj ka thënë se çdo ditë po bëhet hulumtime duke tentuar që t’i informojnë qytetarët në mënyrë të drejtë.

“Çdo ditë kemi pasur dezinformata dhe në kuadër të kësaj në po bëjmë hulumtime dhe duke tentuar që t’i informojmë qytetarët që të jenë të informuar drejtë. Nuk ka hapësirë për panik por ka shumë hapësirë për seriozitet, mos marrja e kësaj sëmundje në mënyrë serioze shkakton pasoja shumë të mëdha dhe këtë e kemi parë në Itali”.

Të ngjashme