Parashikimi i motit për sot

Prishtinë | 18 Gus 2021 | 07:43 | Nga Ekonomia Online

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe shumë më i këndshëm se ditët që lamë pas për shkak të ardhjes së një fronti të ftohtë ajror i cili po kushtëzon ulje të temperatruave.

Vende-vende priten edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, ku më së shumti gjasa për rrebeshe të fuqishme shiu do të ketë veriperëndimi dhe perëndimi i Kosovës, lokalisht edhe ndonjë rajon tjetër.

Në rethinën e Pejës, Istogut, Junikut dhe Deçanit mund të ketë ndonjë rrebesh të fuqishëm shiu me vetëtima dhe bubullimë duke mos përjashtuar edhe disa rajone tjera.

Rrebeshe të fuqishme shiu sot priten edhe në Mal të Zi dhe skajin verior të Shqipërisë, ndërsa në viset tjera pritet mot pak më i freskët, me intervale kohore me diell dhe vranësira. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të ngjashme