Parashikimi i motit për ditën e sotme

Prishtinë | 23 Gus 2017 | 08:11 | Nga

Moti i kthjellët dhe relativisht i freskët do të dominojë pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Megjithatë, gjatë mesditës do të ketë vranësira kalimtare, më të dukshme në zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të mbetet me kthjellime në zonatbregdetare dhe të ulëta ndërsa në zonat malore përgjatë kufirit verilindor do të ketë edhe vranësira kalimtare të cilat gjatë natës do të largohen drejt juglindjes.Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish një rënie të lehtë, në të dy vlerat ekstremale ditore.

Era do të fryjë mesatare por deri e fortë në mesditë duke arritur shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi verior- veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2- 3 ballë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme