Pas votimit për pezullim të grevës, BSPK thërret konferencë të jashtëzakonshme

Prishtinë | 01 Tet 2022 | 08:27 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës do të mbajë sot konferencë të jashtëzakonshme për medie.

Sipas njoftimit dërguar mediave, konferenca do të mbahet në orën 14:00, në Sallën “1 Tetori”.

 “Ju informojmë se BSPK sot, e shtunë, më 1 tetor 2022 në orën 14:00  në Qendrën e Studentëve Salla “1 Tetori” mban Konferencën e jashtëzakonshme për medie”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, SBAShK-u përmes një postimi në Facebok ka treguar se pro pezullimit të përkohshëm të grevës ( më së largu deri në janar 2023) janë deklaruar 11.809 ose 54.88% , ndërsa kundër pezullimit të grevës janë deklaruar 9.707 ose 45.12%.

Të ngjashme