Pejani ngacmon dhe kanos një grua, arrestohet

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Policia në Pejë ka arrestuar një person i cili ka ngacmuar dhe kanosur një grua, raporton Express

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Pejë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Sipas viktimës, i dyshuari vazhdimisht e ka kanosur dhe ngacmuar.

“Pejë 27.09.2021 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që e kishte ngacmuar dhe kanosur viktimën femër kosovare, sipas viktimës i dyshuari vazhdimisht e kishte ngacmuar dhe kanos atë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Të ngjashme