Prokuroria ka kërkuar paraburgim ndaj tre të dyshuarave për rastin ku u sulmua gruaja e moshuar në Shtëpinë e Pleqve në Pejë ka konfirmuar prokurori Dorian Juniku.
“Ju konfirmoj se Prokuroria ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarave”, tha Juniku për Klankosov.tv.
Ditën e mërkurë Kosova u trondit nga pamjet ku shihet se si një infermiere po ushtronte dhunë duke e goditur me shuplaka një grua të moshuar.
Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona.
E dyshuara e cila shihet duke ushtruar dhunë ndaj të moshuarës, përgjegjësia dhe një infermiere tjetër.
Dy të tjerat dyshohen për veprat “Dhënia e ndihmës” në kryerjen e dhunës si dhe “Fotografim apo inçizim i paautorizuar”.