Pensionet kontributdhënëse të shqiptarëve, Serbia ia ka borxh Kosovës 2.8 miliardë euro

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 11:14 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) bëri prezantimin e studimeve të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazës finale të dialogut Kosovë – Serbi, raporton Ekonomia Online.

Në këtë studim u prezantua çështja e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Kosovës në kontekstin e “finales së madhe” eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe raportet bilaterale Kosovë-Serbi në sektorin e energjisë në kontekstin e marrëveshjes eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 Përveç tjerash, në konferencë u shpalosën disa nga gjetjet kryesore dhe rekomandimet nga studimet në fjalë.

Aty u tha se Serbia i ka borxh pensionistëve shqiptarë rreth 2.8 miliardë euro derisa u tha se dëmi që iu bë Kosovës me përvetësimin e pensioneve kontributdhënëse të shqiptarëve nga Serbia, është 2.3 miliardë euro.

Mrika Kotorri nga RIDEA, tha se shuarja dhe përvetësimi i jashtëligjshëm i BVISPI dhe suspendimi i jashtëligjshëm i pagesës së pensioneve nga ana e Serbisë i ka penguar pensionistët kontributdhënës në shfrytëzimin e qetë të pasurisë së tyre.

“Fondi i Sigurimit Pensional të ish-KSAK është menaxhuar nga bashkësia vetëqeverisëse e interesit mbi sigurimin pensional dhe invalidor si një sistem i pavarur dhe i bazuar në parimin e solidaritetit mes gjeneratave. Fondi ka ofruar mjete për siguri materiale dhe shëndetësore të cilat janë siguruar në bazë të punës dhe kontributit të detyrueshëm. Fondi ka luajtur një rol të rëndësishëm socio-ekonomik në mirëqenien e përfituesve dhe ka shërbyer si një mjet i rëndësishëm financiar kundër skamjes në pleqëri. Prandaj shuarja dhe përvetësimi i jashtëligjshëm i BVISPI dhe suspendimi i jashtëligjshëm i pagesës së pensioneve nga ana e Serbisë i ka penguar pensionistët kontributdhënës në shfrytëzimin e qetë te pasurisë se tyre”.

“Poashtu pas decentralizimit dhe bartjes së pushtetit tek qeveritë e njësive federale nga pushteti federal, të akorduar përmes kushtetutës së 1974 të RSFJ-së, zhvillimi dhe menaxhimi i sistemeve të sigurimit social i është bartur si përgjegjësi njësive konstituive të RSFJ-së.  Dëmi në para arrin shumën në 2.3 miliardë euro. Dëmi jo pasuror 4 milion euro. Shuma totale e borxhit është 2.8 milion euro”, tha Kotorri.

Aty u rekomandua për shtetin serb që zyrtarisht ta pranojnë përgjegjësinë për dëmin në para dhe dëmin jo-pasuror që ia ka shkaktuar pensionistëve kontributdhënës si dhe t’iu kërkoj falje këtyre të fundit për dëmin në para dhe dëmin jo pasuror.

Bekim Krasniqi tha se marrëveshjet mbi energjinë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk janë zbatuar dhe shumë nga to janë shkelur nga shteti fqinj dhe se mos pagesa e faturave të energjisë në pjesën veriore ka arritur vlerën në 204 milionë euro.

“Marrëveshja që buron nga dialogu i Brukselit nuk janë zbatuar pra kemi shkelje të marrëveshjes. Serbia ka dërguar kërkesë për rishikimin e kësaj marrëveshje duke bërë shkelje. Mospagesa e faturave të energjisë në pjesën veriore deri më sot ka arritur vlerën 204 milionë euro”, raporton EO.

Të ngjashme