Pensionistët i presin me lule e pankarta deputetët, kërkojnë ndryshim të ligjit

Prishtinë | 15 Sht 2022 | 09:01 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dhjetëra pensionistë kanë protestuar të enjten para Kuvendit të Kosovës me moton, “Dinjitet për pensionistët”, raporton Ekonomia Online.

Disa prej tyre kanë mbajtur pankarta në duar, e disa të tjerë lule, për t’iu dhuruar deputetëve, me ç’rast po kërkojnë ndryshimin e ligjit që i detyron të paraqiten çdo gjashtë muaj për pensione.

Në hyrje të Kuvendit, pensionistët kanë takuar dy deputetë të opozitës, Rashit Qalajn e PDK-së dhe Driton Selmanajn e LDK-së, të cilëve u dhuruan nga një lule dhe broshurë me kërkesat e tyre që i kanë.

Organizatori i kësaj kampanje, Xhevdet Pozhari, tha se me këtë aksion synojnë sensibilizimin e deputetëve, në mënyrë që udhëzimi administrativ të ndryshojë, i cili i obligon pensionistët të lajmërohen në zyrat pensionale për të dëshmuar se janë gjallë.

“Me këtë aksion simbolik kemi dy kërkesa, pra largimin e kushtit që çdo gjashtë muaj të lajmërohen që janë gjallë dhe dinjitet për pensionistët në kuptimin e subvencionimit të pensionistëve”, tha Pozhari.

Ndërkaq, Njazi Gashi kryetar i Lidhjes së Pensionistëve, tha se ky është një aksion simbolik për t’i realizuar kërkesat e tyre.

“Shoqëria ka tregu neglizhence dhe mohim tonin si qenie. Kemi kontribuar për këtë kohë e sot jo që nuk na realizohen të drejtat por na mohohet edhe qasja në oborrin e kuvendit për t’ju ofruar lule dhe broshura deputetëve”, tha Gashi.

Të ngjashme