Për 8 muaj, 153 persona u dënuan pa arsye, kërkojnë kompensim në vlerë 366 mijë €

Prishtinë | 18 Sht 2019 | 10:44 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Asambleja e Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës, kanë mbajtur takim ku është diskutuar në lidhje me kompensimin e personave të dënuar ose të arrestuar pa arsye, raporton EkonomiaOnline.

Kryesuesi i Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe gjyqtarëve mbikëqyrës, Bashkim Hyseni tha se në vitin 2019 deri më tani janë 153 persona të dënuar pa arsye që kanë kërkuar kompensimin për këtë dënim në vlerë prej 366 mijë euro.

“Në vitin 2019 kompensimi i personave të dënuar ose arrestuar pa arsye është kërkuar nga 153 persona me vlerë prej 366 mijë”, euro.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, tha se të gjithë gjyqtarët duhet të kenë kujdes në gjykim pasi që edhe për arrest – shtëpiak ka të drejtë të kërkohet kompensim.

“Është një apel i përgjithshëm për të gjithë që të kenë kujdes me rastin e caktimit të paraburgimit sepse nga ai moment krijohen pasojat edhe në arrest shtëpiak personat kanë të drejtë për kompensim”, tha Peci.

Kryesuesi i KGjK-së, Skënder Cocaj, tha se ky vit është më mirë se vitet e tjera dhe se gjyqtarët duhet përdoru masa alternative para se të merret vendimi për paraburgim.

“Ka rritje të personave dhe shumave së caktuar që janë paguar këta persona edhe pse viteve të fundit shifrat janë pozitive, duhet pas parasysh se kjo çështje duhet të analizohet në mesin e gjyqtarëve në gjykata”, tha ai.

“Kjo ndërlidhet me çështjen e paraburgimit, duhet bëjmë apel tek gjyqtarët që sa më shumë të përdorin masa alternative, por duhet pas kujdes sepse kodi i procedurës penale e kërkon që masat alternative të zbatohen sa më shumë dhe masa e fundit që gjyqtari duhet të ketë parasysh është masa e paraburgimit dhe për shkak të kohës që ka kaluar aty vjen deri tek kërkesa për kompensim”, shtoi ai.

Të ngjashme