Për dy javë, bie për 200 numri i pacientëve me Coronavirus të shtrirë në spitale

Prishtinë | 29 Gus 2020 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Ditëve të fundit ka pasur rënie graduale të numrit të atyre të cilët rezultonin pozitivë me virusin korona.

Megjithatë, Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti, pohon se ditëve në vazhdim nuk pritet të ketë rënie të rasteve me fatalitet si pasojë e COVID-19.

”Për shkak se në spitalet tona në QKUK dhe në repartet Infketive të spitaleve të përgjithshme, ende kemi pacientë me gjendje të rëndë”, thotë ai për Klan Kosova.

”Si indikativë është që ka diku prej dy jave, po shohim rënie të numrit të rasteve pozitive. Për dy javë shohim se ka rreth 200 pacientë më pak në spitale”.

Kush ka ndikuar që të ketë luhatje të tillë të statistikave?

”Nga kjo ka ndikuar gatishmëria e qytetarëve, një nga faktorët – mbajtja e maskës, ruajtja e distancës fizike, higjiena personale dhe kolektive”.

”Bartja e maskës përveç si masë, ka nisur të bëhet edhe kulturë shëndetësore që do të vazhdojë edhe më tutje të respektohet”.

Sa të vdekur në raport me numrin e banorëve, ka në Kosovë si pasojë e COVID-19?

”Ka publikime të kohëpaskohshme të organizatave të ndryshme. Nëse shohim nga fillimi i pandemisë, Kosova nuk është në mesin e atyre vendeve që prin në listat me shkallë të lartë të vdekshmërisë”.

”Mirëpo duhet të tregojmë kujdes që ta ulim numrin e vdekjeve, qoftë në numrin e përgjithshëm të banorëve apo në 1 milion banorë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme