“Përkëdhelja e korrupsionit” – ministrja Haxhiu: Gjendja në sistemin e drejtësisë është shqetësuese

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 14:09 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në publikimin e raportit “Përkëdhelja e korrupsionit”, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se gjendja në sistemin gjyqësor dhe prokurorial është shqetësuese, raporton Ekonomia Online.

Ministrja Haxhiu tha se për rastet e korrupsionit nuk shqiptohen dënime dhe sanksione të merituara.

“Pasqyra të tilla na detyrojnë të punojmë shumë. Përderisa sistemi gjyqësor ballafaqohet me sfida të shumta raporti me të gjeturat tregojnë se sistemi gjyqësor dhe prokurorial është në gjendje jo të mirë. Ne kemi filluar punën në këtë drejtim. Unë nuk mund t’i mbyll sytë përballë problemeve që është sistemi i drejtësisë”.

Tutje, ajo tha se do t’i kushton më shumë rëndësi emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Bëjë adresime aty ku duhet reaguar po edhe Kuvendi. Sistemin e drejtësisë e bëjnë më të fuqishëm kritikat që nuk janë dashakeqe. Rastet e korrupsionit padyshim që mbeten shqetësues dhe pavarësisht asaj se Kosova renditet në vendet më të korruptuara nuk kemi për rezultatet se si të luftohet korrupsioni. I përket policisë gjykatave dhe kam parë mos angazhim dhe po hedhet faji te njëra-tjetra. Por është e rëndësishme të punojmë. Janë shqiptuar dënime të paarsyetuara”.

“Pra në rastet kur kemi mosveprim dhe sanksione meritore në rastet e korrupsionit. Prandaj kemi pasur domosdoshmëri në ligjin për konfiskimin e pasurisë. Këto të gjetura janë shqetësim edhe për qytetarë. Unë dua të t’i kushtojnë rëndësi procesit të rekrutimit të emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pra unë shprehë përkushtimin për mbështetjen për pushtetin e tretë qoftë me buxhet dhe staf shtesë. Por duhet të shohim ku janë urgjencat në sistemin e drejtësisë”.

Në anën tjetër, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, tha se është i angazhuar në përmirësimin e sistemit të drejtësisë dhe po ashtu është i vetëdijshëm për mangësitë dhe vështirësitë procedurale.

“Mirëpo është e rëndësishme që institucionet e drejtësisë të funksionojnë si një hallkë e vetme. Rritja e efikasiteti. Kemi ish kryeministër që kemi ngritur aktakuza. As nuk është menduar që të hetohen këto raste. Ata që shkelin ligjin edhe do të ballafaqohen me drejtësinë. Kemi treguar gatishmërinë dhe kemi fituar 6 raste të korrupsionit në gjykatën supreme. Prokurorët duhet të jenë më aktiv në kapjen e kryesve të këtyre veprave penale që duhet t’i zbulojë policia”.

“Duhet të kemi bashkëpunim ndërinstitucional. Arsyeja pse është duke u diskutua për ligjin për konfiskimin e pasurisë, sepse janë informacione që duhet t’i ketë prokurori. Po ashtu është bashkëpunimi ndërkombëtar”.

Tutje, ai tha se gjatë vitit të kaluar kanë konfiskuar 20 milionë euro.

Lumezi tha se gjyqtarët dhe prokurorët që janë të ndikuar politikisht duhet të largohen nga pozitat e tyre.

“2 milionë para ka konfiskuar prokuroria para disa muajve. Gjatë vitit të kaluar kemi pasur 20 milionë të konfiskuar. Nuk kemi dënime meritore sa i përket rasteve të korrupsionit dhe kjo po bëhet për shkak të ndikimeve në sistem. Gjyqtarët që nuk janë profesional dhe janë të ndikueshëm politikisht t’i pastrojmë nga vendet tona”.

“Vettingun duhet ta bëjmë ne dhe neve të na mbikëqyrë dikush a kemi profesionalizime. Prokurorët i pranojnë 150 vendime për shkak të parashtrimit të ndjekjes penale”.

Ndërsa, Skender Qoqaj nga Këshilli Gjyqësor tha se përmirësimi i situatës mund të bëhet përmes politikave ndëshkimore.

“Përmirësimi i kësaj situate është përmes politikave ndëshkimore. Ne si Këshill patëm filluar iniciativën me Gjykatën Supreme që përmes trajnimeve ta sensibilizojmë kolegët tanë për këtë udhëzues mirëpo ndikoi pandemia dhe nuk kemi mundur të bëjmë tryeza”.

Enver Peci nga Gjykata Supreme, tha se janë në përgatitje të një udhëzuesi të politikave ndëshkimore.

“Vlerësimi i përfomancës është përmbajtjesor. Dy javët e fundit jam kanë krejt gjykatat dhe ju kam thënë se kështu nuk shkon. Udhëzuesi ka qenë qëllim m’i shpjegua ku janë gjyqtarët gabim. Ka ardhur koha me shikua secilin qysh ka veprua. Jemi në përgatitje të udhëzuesit për politika ndëshkimore. Hetimet duhet të jenë të kujdesshme dhe të gjejnë prova. Veprat penale nuk jepen me kusht. Unë nuk di Edhe ministria mundet me na ndihmua te ligjet”.

Ndërsa, Jetish Maloku nga Këshilli Prokurorial i Shtetit, tha se do t’i analizojnë të gjitha mangësitë duke filluar nga rastet e korrupsionit.

“Këshilli prokurorial vlerëson këtë raport vlerësues për raste të korrupsionit. Ne kemi trajtuar me kujdes të 40 raste të aktgjykimit që ka nxjerrë gjykata te politikat ndëshkimore kodin e procedurës penale. Këshilli prokurorial do të analizojë të gjitha mangësitë duke filluar nga raste të korrupsionit. Identifikimi i pasurisë së paligjshme. Do të analizojmë të gjitha rekomandimet me synim që të bëjmë përmasimin e përformancës në sistemin e drejtësisë”.

Ky raport u publiku nga BIRN dhe Internews Kosova.

Të ngjashme