Përurohen shtëpitë e reja për romët dhe familjet egjiptiane të kthyera në fshatin Brestovik

Prishtinë | 08 Dhj 2016 | 08:56 | Nga

Në përpjekje për të lehtësuar kthimin vullnetar dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës të familjeve të komuniteteve minoritare të zhvendosura, projekti i financuar nga BE-ja në bashkëpunim me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim (MKK), Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe komunën e Pejës, sot organizojnë inaugurimin e shtëpive të reja për romët dhe familjet egjiptiane që u kthyen nga Mali i Zi.

Ngjarja shënon dhurimin e shtëpive të reja për 11 familje që kanë jetuar në kushte shumë të vështira të jetesës, ndërsa ishin të zhvendosur që nga viti 1999.

Ky aktivitet është pjesë e projektit për kthim dhe riintegrim në Kosovë, që është iniciativë e bashkëfinancuar nga BE-ja dhe MKK, e cila lehtësoi kthimin dhe riintegrimin e më shumë se 200 familjeve minoritare aktualisht të zhvendosur në Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi që nga viti 2014.

Projekti është i implementuar nga IOM në bashkëpunim shumë të ngushtë me autoritetet komunale. Në veçanti kthimi i këtyre 11 familjeve u mundësua me përkrahjen e Komunës së Pejës, të cilët kanë ndarë tokën publike për kthimin e tyre si dhe kanë bashkëfinancuar zgjerimin e rrjetit të ujit dhe pastrimin e terrenit në fshatin Brestovik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme