Përurohet Qendra e Tretë për të Moshuarit, paralajmërohet edhe një në lagjen “Ulpiana”

Prishtinë | 20 Qer 2019 | 15:45 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës ka bërë përurimin e qendrës së tretë të qëndrimit ditor për të moshuarit, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se kanë arritur qëllimin që solidaritetin ta nxisin mes njerëzve.

Ai tha se bizneset dhe bashkësitë fetare kanë ofruar ndihmë me donacione.

“Është hapësirë e mirë edhe për ata që nuk janë pensionistë me ardhë me pi çaj, me kalu kohën. Shpresoj që t’iu ofroj të gjithë njerëzve nga kjo lagje që të kalojnë kohë me njëri tjetrin.  Në dy qendrat tjera ku shërbejmë edhe ushqim kanë ardhë aty plot biznese dhe po ofrojnë donacione bile edhe bashkësitë fetare dhe ajo që kemi pritë ka ndodhë që të shtohet solidariteti. Kështu kemi shpresuar që i nxisim të herët të ndihmojnë. Ka më shumë e më shumë njerëz që po ofrohen për të ndihmuar.  Shumë shpejtë do të kemi edhe qendra për të rinj, ku do ofrojmë mundësinë për rininë e lagjes që të kalojë kohë. Ne si komunë duhet të ofrojmë edhe ambiente të cilat janë falas për banorët tanë”, tha Ahmeti.

Drejtori për Mirëqenie Sociale në komunën  e Prishtinës, Dren Kukaj, tha se shpejtë do të hapet edhe qendra e katërt, këtë herë në lagjen “Ulpiana”.

“Prishtina qëndron e vetme me qendra të tilla në tërë Kosovën. Shumë shpejtë do ta hapim edhe qendrën e katërt në lagjen ‘Ulpiana’. Për ne është kënaqësi që puna po i jep këto rezultate”, tha ai, raporton EO.

Ndërkaq, Ahmeti tha se edhe tregu i Ulpianës do të ndërtohet deri në fund të këtij viti.

“Sot e kemi ofertën financiare dhe është e mirë, është arkitekturë e bukur kështu që besoj deri në fund të vitit do ta kemi pazarin e ri të Ulpianës”, tha ai.

Të ngjashme