Policia e Kosovës arreston një person për falsifikim të parasë

Prishtinë | 23 Sht 2020 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

 Policia e Kosovës pas pranimit të informacioneve dhe hetimeve të zhvilluara,  ka bërë arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i parasë”.

Policia e Kosovës përmes rrugëve operative me datë 16.09.2020 ka pranuar informacione se një person i dyshuar është duke prodhuar para të falsifikuara në bankënota të ndryshme si : 5 (pesë), 10 (dhjetë) dhe 20 (njëzet) euro.

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë ka ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore dhe operative, ku dhe është kuptuar se personi i dyshuar me inicialet L. A mashkull/ kosovar është në përgatitje të një shume prej 50.000 euro para të falsifikuara, për t’i lëshuar në treg.

Në lidhje me rastin është kontaktuar  prokurori kompetent dhe gjyqtari i procedurës ku nga dhe është dhënë urdhëri verbal për kontrollim të lokacionit ku dyshohej se po prodhoheshin paratë e falsifikuara.

Gjatë realizimit të kontrollit në lokacionin e dyshuar njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar :

Një printer së bashku me pesë (5) euro të ngjitura në faqen printuese, ,Gjashtëdhjetë e pesë  copa letër A4 me  para të falsifikuara në të dy anët, Dyqind e dy (202) copa letër A4 me nga pesë (5) euro në të dy anët, Katër dhjetë e katër (44) kartëmonedhë nga 20 euro që dyshohet se janë të falsifikuara, Shtatëdhjetë e katër (74) kartëmonedha nga 10 euro që dyshohet se janë të falsifikuara, Njëqind e gjashtëdhjetë  (160) kartëmonedha nga 5 euro që dyshohet se janë të falsifikuara, Një (1) kartëmonedhë prej 50 euro që dyshohet se është e falsifikuar, Foli me shenjë të sigurisë së parave dhe  Dy telefona celular. 

Pas kontrollit i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është intervistuar,  në konsultim me prokurorin kujdestar të PTH-Prishtinë, i dyshuari dërgohet në ndalim për 48 orë.

Të ngjashme