Policia e Kosovës vazhdon aktivitetet kundër trafikimit me qenie njerëzore

Prishtinë | 29 Tet 2021 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ) gjatë kësaj jave (27 dhe 29 tetor 2021) ka vazhduar me aktivitete në kuadër të kampanjës vetëdijësuese kundër trafikimit e cila ka filluar me datën 18 tetor 2021, nën moton “Mos HESHT Parandalo Trafikimin me Njerëz”.

Zyrtarët e DHTQNJ-së në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit Shkencës Teknologjis dhe Inovacionit (MASHTI) dhe në mbështetje të zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, si dhe prezencën e zyrtarëve nga Qendra për punë sociale (QPS), ka mbajtur aktivitete vetëdijësuese për nxënësit e shkollave fillore në komunën e Fushë Kosovës dhe Lipjanit.

Gjatë këtyre aktiviteteve janë shpërndarë edhe materiale sensibilizuese (fletore, lapsa, qanta etj) me qëllim të parandalimit dhe ngritjen e bashkëpunimit kundër trafikimit me njerëz. Policia e Kosovës vazhdon përkushtimin dhe anagzhimin e saj në parandalimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë edhe parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore.

Të ngjashme