Policia i sekuestron armë zjarri një 29 vjeçari

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Policia Rajonale e Prishtinës gjatë një kontrolli ka sekuestruar një armë zjarri të gjetur në një makinë me targa të Kosovës.

Sipas Policisë, janë sekuestruar edhe disa fishke. I dyshuari K. D, 29 vjeçar është shoqëruar në stacionin policor.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmarr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.

Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, dje rreth orës 20:30, në dalje të Prishtinës, ka ndaluar veturën Golf me targë Kosove.

Marrë parasysh vendin si dhe rrethanat në të cilat ishte ndaluar vetura, policia kishte ushtruar një kontroll të detajuar ndaj personave dhe veturës me ç’ rast ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj:

•           Një revole të tipit COLT,

•           Shtatë copë fishek, kalibër 45 mm, si dhe,

•           Një këllëf revoleje.

I dyshuari;

         K. D, mashkull 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme