Policia në Vushtrri arreston një person, po barte armë në brez

Prishtinë | 23 Gus 2022 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Të hënën në orët e pasdites gjatë patrullimit në terren, një njësi policore në Vushtrri kishte vërejtur një person për të cilin kishin dyshuar se po mbante një armë në brez.

Në njoftim thuhet se Policia menjëherë kishte reaguar, duke ndaluar personin dhe pas kontrollit i kishte gjetur armën në brez, për të cilën personi në fjalë nuk  posedonte leje.

Personi i dyshuar H.Ç., 21 vjeçar është arrestuar dhe është shoqëruar në Stacionin Policor. Arma e llojit  pistoletë, një karikator dhe tre fishek janë sekuestruar nga policia në cilësi të provave materiale.

Personi i dyshuar në fjalë është intervistuar dhe pasi që është kontaktuar prokurori kujdestar është liruar në procedure te rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve”. 

Të ngjashme