Posta pezullon grevën pa iu plotësuar kërkesat

Prishtinë | 17 Sht 2018 | 07:53 | Nga

Punëtorët e Postës së Kosovës e kanë pezulluar grevën që e kishin nisur të hënën e kaluar, edhe pse asnjëra nga kërkesat e tyre ende nuk është plotësuar.

Megjithëse nuk e dinë se kur do t’i marrin pagat e muajit gusht, as kur do t’u paguhen humbjet nga shërbimi universal postar etj., përfaqësuesve sindikalë u ka mjaftuar “premtimi” i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se “do të merret me problemet e tyre”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Thonë se duan t’i japin kohë edhe kreut të Qeverisë, pasi të tjerët tashmë i kanë “provuar”.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Postës, Etrit Hoti, nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike gjatë ditës së diel..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme