Presidenti Thaçi dekoron Jetullah Gashin me urdhrin ‘Heroi i Kosovës’

Prishtinë | 16 Gus 2019 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka dekoruar me urdhrin “Heroi i Kosovës”, luftëtarin e lirisë Jetullah Gashi, i njohur si komandant “Drenica” dhe komandant “Jeta”.

Thaçi thotë se Gashi mbante dy nofka shumë domethënëse të përbashkuara në një qëllim, çlirimin e Kosovës;

“Me urdhrin ‘Heroi i Kosovës’ sot kam dekoruar luftëtarin e lirisë, Jetullah Gashin për sakrificën dhe trimërinë e treguar në luftë. Gashi i njohur si Komandant “Drenica” dhe Komandant ‘Jeta’ mbante dy nofka shumë domethënëse të përbashkuara në një qëllim – çlirimin e Kosovës”, shkruan presidenti në Facebook. 

Të ngjashme