Prestreshi: Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur 12 kompani me nga 100 mijë euro

Prishtinë | 18 Mar 2019 | 12:08 | Nga Alban Begolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka prezantuar raportin “Të pabarabartë: Një tregim mbi Konkurrencën në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.

Aty u bë e ditur se problem mbesin masat e papërmbushura për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Në anën tjetër, Autoritetit Kosovar të Konkurrencës ka gjobitur nga viti 2008, 12 kompani me nga 100 mijë euro.  

Erëza Pula nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2018, janë realizuar vetëm 25 masa të parapara nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit.

“Nga 44 veprime janë plotësuar vetëm 25 prej tyre ose vetëm 56.8%”. Institucionet kyçe duhet të tregojnë një përkushtim më të lartë drejt përmbushjes së të gjitha masave te parapara në ERA dhe PKZMSA në përputhje me afatet kohore të përcaktuara, në mënyrë që të përshpejtohen politikat dhe reformat e konkurrencës në Kosovë”, ka thënë Pula, raporton Ekonomia Online.

Autori i analizës së politikave, Dren Ajeti, ka thënë se e Drejta e Konkurrencës është shtylla kryesore e BE-së. Sipas tij, arritja e marrëveshjes të ndaluara rrit për 15 për qind çmimin e produkteve.

“E drejta e Konkurrencës është shtylla kryesore e BE së. Mbrojtja e konkurrencës është ofruar përmes autoriteteve të konkurrencës arritja marrëveshjes të ndaluara rritë për 15 për qind çmimin e produkteve. Kërkojmë që qytetarët të kenë të drejtën e qytetarit  për te kërkuar dëmshpërblim për  dëme të shkaktuara edhe kërkoj që kjo të rregullohet me ligj Vetëm një nen që e ka ligji tash është i pa mjaftueshëm . Gjykata evropiane e drejtësisë i cili parasheh që qytetari të ketë të  drejtë të kërkojë Dëmshpërblim”, tha Ajeti.

Valon Prestreshi, kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, tha se kanë arrit t’i trajtojnë disa lëndë që të rritet funksioni i këtij institucioni. Sipas tij, 12 kompani janë gjobitur nga 100 mijë euro.

“Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka qenë jo funksional ku kemi hasur çrregullime në tregje të ndryshme. Autoriteti është themeluar në 2008 dhe akoma jemi tu u ballafaquar në gjykata. Nga ajo datë 12 kompani janë gjobitur nga 100 mijë euro. Kemi arritur ti trajtojmë disa lëndë që kemi zgjidhur dhe kemi arritur ti  rrisim funksionet e Autoritetet të Konkurrencës. Fillimisht ligji i konkurrencës dhe të vihet me i rreptë, nëse ne i denjojmë ndonjë kompani ajo nuk paguan dënimin deri sa vendos gjykata, ju e dini qe gjyqet vazhdojnë më vite të tëra ndërsa me ndryshimin e ligjit kjo do të ndryshoje”, tha Pestreshi.

Agim Krasniqi, drejtor i departamentit për ndihmë shtetërore në Ministrinë e Financave, tha se vlerësimin e konkurrencës nuk e prishin vetëm ndërmarrjet, por edhe shteti.

 “Një vlerësim i rëndësishëm konkurrencën nuk e prishin vetëm ndërmarrjet por mund ta prishe edhe shteti me qasjen qe e ka ne raport me qasjen e saj ne ndërmarrjet. Ne e kemi pas një zyre e cila ka kaluar subvencionet falja e borxheve, rritja e kapitalit elemente qe i merr shtetit qe duhet ti ndihmoje shteti ndërmarrjet”, tha Krasniqi, raporton EO.

Të ngjashme