Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “SIGURIA”, në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë tre shtetas: E.K, 42 vjeç, banues në Shkodër; A.I, 18 vjeç, banues në Shkodër; I.A, 18 vjeç, banues në Londër, shkruan vizionplus.tv.
Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit Elzner Kurmemaj, ., në ambientet e një lokali në lagjen “Vasil Shanto”, në Shkodër, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një dozë me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Në të njëjtin ambient ndodheshin edhe dy të rinjtë e tjerë, Albion Idrizi. dhe Indrit Avdyli., të cilët u arrestuan për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Gjatë kontrollit ndaj shtetasit Albion Idrizi, policia gjeti dhe sekuestroi edhe një cigare me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për vijimin e veprimeve hetimore.