Prezantohen instilacioni artistik “Lule mos më harro”

Prishtinë | 30 Qer 2021 | 17:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Autostrada bienale në edicionin e saj të tretë bashkë me edicionin e pestë të javës së Krenarisë në Kosovë kanë prezantuar instilacionin artistik “Lule mos më harro 2020-2021”, raporton Ekonomia Online.

Autori i instilacionit, Petrit Halilaj tregoi tematikën e kësaj ngjarje, dhe çfarë rëndësie këto lule kanë për të.

“Jemi një vend që e dojmë barazinë edhe lirinë, dhe jam i lumtur që sot jemi krejt këtu bashke. Këto lule i kemi bërë sepse ja kemi bërë njëri tjetrit, jemi bashkë që 10 vite dhe pa këto lulet e vogla nuk do kishin kuptim lulet e mëdha që janë për shoqërinë tonë, dhe jemi në Javën e Krenarisë bashkë edhe krenarë”, tha Halilaj.

Gjatë prezantimit të këtij instilacioni të pranishëm ishin edhe figura politike dhe kulturore ndër ta: Vlora Çitaku, Petrit Selimi, aktorë e regjisorë të ndryshëm.

Ky edicion është realizuar në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Ardian Berisha, drejtor i Kulturës së Prishtinës tha se ka qenë kënaqësi me pasë një bashkëpunim të tillë dhe në përkrahje të këtyre luleve dhe instilacioni.

“Ka qenë kënaqësi që të jemi sot këtu dhe të festojmë këtë bashkëpunim bashkë. Ne si Komunë jemi shumë të lumtur dhe do jemi përkrah juve dhe do mundohemi që këto lule ti vendosim në një vend në Prishtinë”, tha Berisha.

Leutrim Fishekqiu nga Autostrada Bienale tha se është kënaqësi ky bashkëpunim me një ekip të madh.

“Është kënaqësi e jashtëzakonshme me punua me një ekip të tillë, sidomos gjatë kohës së pandemisë sa kemi qenë, andaj ka qenë kënaqësi me pasë një bashkëpunim të tillë”, tha Fishekqiu.

Në kuadër të këtij organizimi pat muzikë dhe organizime të ndryshme.

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme