Prezantohen rezultatet e aksionit të pastrimit, komunat në garë për grantin e MMPH-së

Prishtinë | 14 Nën 2018 | 19:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”  është mbajtur tryezë me qëllim të diskutimit të të arriturave të komunave në fushatën e pastrimit nga data 15 shtator e deri më tani.

Gjatë tryezës, secila nga komunat prezantoi edhe vështirësitë me të cilat po përballen gjatë fushatës, por pavarësisht kësaj, u zotuan se do të vazhdojnë angazhimin e tyre deri në fund.

Luan Hasanaj nga “Let’s Do It Kosova” tregoi se komunat që i janë bashkuar aksionit “Ta pastrojmë Kosovën” janë në garë për të fituar një grant nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, raporton Ekonomia Online.

“Ju e dini që komunat janë në garë për ta fitu një grant që e ka nda Ministria e Mjedisit. Kemi mu mundu që përzgjedhja me qenë sa ma e drejtë, sa ma shumë me pa cila komunë ka tregu perfomancë dhe pastaj kur të bëhet përzgjedhja me qenë sa ma korrekte”.

Ai tregoi se do të bëhet edhe shpërndarja e kontenierëve dhe shportave për komunat që kanë treguar performancë të mirë gjatë fushatës.

“Shumë shpejt ka mu shpërnda edhe një sasi e kontinierëve dhe shportave për komunat që kanë tregu performancë dhe bashkëpunim më të mirë në këtë fushatë”.

Fitore Hashani, drejtoreshë e Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Obiliqit tha se gjendja në këtë komunë ka dalë të jetë më e mirë sesa që është menduar paraprakisht.

“Në Komunën e Obiliqit, siç e dini të gjithë, është një prej komunave më të ndishme sa i përket ndotjes së ambientit. Kom mendu që jemi njëra nga komunat që ka me pasë më shumë mbeturina. Fatmirësisht Drejtoria e Ambientit në Komunën e Obiliqit e ka pasë fokus dhe prioritet këtë hapësirë dhe për këtë arsye ndoshta gjendja ka qenë më e mirë sesa që unë e kam mendu”.

Lumnije Krapi nga Komuna e Drenasit tregoi se që nga 15 shtatori i këtij viti janë eliminuar 20 deponi ilegale, raporton EO.

“Kryesisht i kemi 137 deponi ilegale ku kemi fillu edhe para se me fillu aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”, domethënë çdo vit nga 2 herë në vit duke i falënderu edhe kompanitë private që operojnë në Komunën e Drenasit na ndihmojnë rreth eliminimit të këtyre deponive. Prej 15 shtatorit  i kemi eliminu 20 deponi ilegale”.

Nexhmi Rudari, nënkryetar i Komunës së Podujevës tha se aksioni i pastrimit ka përfshirë të gjitha pjesët e kësaj komune, ndërkaq në fokus kanë qenë hapësirat rreth institucioneve publike dhe parqeve të qytetit.

“Komuna që nga muaji maj është angazhuar fuqishëm në pastrimin e ambientit me aksione të ndryshme lokale. Jemi ndër komunat e para me gatishmërinë konkrete për largimin e deponive ilegale, qoftë me mbetje inerte apo me mbetje të tjera”.

“Aksioni ka përfshi të gjitha pjesët e Komunës së Podujevës, ndërsa në fokus kanë qenë hapësirat rreth institucioneve publike, parqet e qytetit, pika kufitare në Merdare dhe hapësirat rreth liqenit të Batllavës”.

Ramadan Ahmeti, nga Policia e Kosovës, bëri të ditur se janë angazhuar 114 zyrtarë policorë në mënyrë që aksioni të jetë sa më i sigurt.

“Policia ka ofruar gatishmëri në ofrimin e asistencës në kuptimin e sigurisë, për implementimin e këtij pastrimi dhe sipas shënimeve që posedoj aktivitetet janë ndërmarrë në 13 komuna ku Policia ka angazhuar rreth 114 zyrtarë policorë dhe rreth 17 përcjellje”.

Sipas Ahmetit, janë shqiptuar edhe gjoba në Gjakovë e Prishtinë. “Kam informacione që janë shqiptuar gjoba në Gjakovë dhe Prishtinë dhe shpresoj se kjo do të jetë një sinjal që gjobat do të shqiptohen për ata shkelës dhe kundërvajtës, ndërsa të ngrihet edhe vetëdija e qytetarëve që të mos hedhin mbeturina vend e pa vend”.

Imer Rrustemi nga Komuna e Lipjanit tha se në këtë komunë janë mbajtur gjithsej 8 aksione pastrimi. “Gjithsej kemi pasur 8 aksione, 3 prej tyre kanë qenë në qytet,  5 në fshatra, sidomos nga fshatrat me qytetarë më së shumti”.

Besmir Kokollari, koordinator i grupit teknik të Task Forcës në kuadër të Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, tregoi se granti që ofron kjo ministri ka vlerën 1.2 milion euro.

“Për shkak të angazhimit dhe vullnetit të udhëheqësve të komunave që të dalin sa më shumë në këtë aksion pastrimi, dhe të arrihet misioni që të ofrohet një mjedis sa më i pastër për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, ne si ministri kemi ndarë një grant prej 1.2 milion euro për komunat të cilat tregohen më të suksesshme në këtë aksion të pastrimit”, tha Kokollari.

Image may contain: 3 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 2 people, people sitting

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor

Image may contain: 3 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 2 people, people sitting, screen and indoor

Image may contain: 3 people, people sitting, table and indoor

Të ngjashme