Prezantohet Baza e të dhënave për dhunën në familje, këtë vit mbi 1700 raste

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 14:27 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Koordinatorit Nacional për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje  ka prezantuar Bazën e të dhënave të rasteve të dhunës në familje, raporton Ekonomia Online.

Koordinator Nacional për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje , Naim Qelaj, tha se numri prej më shumë se 1700 rasteve të dhunës në vit është shqetësues dhe institucionet e Kosovës i vë para një përgjegjësie të madhe.

“Sot bëjmë prezantimin e bazës së të dhënave për rastet e dhunës në familje, është punë një vjeçare e institucioneve të Kosovës në krijimin e një sistemi, është një sistem i integruar i të dhënave nga shumë institucione, të dhënat regjistrohen nga Policia e Kosovës, nga Gjykata, Prokuroria nga mbrojtësit e viktimave strehimoret, nga punëtorët social pra është një gamë e madhe e institucioneve që i fusin të dhënat në këtë sistem dhe pastaj gjenerojnë statistika të integruara për rastet e dhunës në familje”, tha Qelaj.

Ai tha se përmes kësaj baze publiku do të informohet për numrin e përgjithshëm të rasteve të dhunës në familje, por edhe për shumë aspekte që  janë në interes të publikut dhe në interes të institucioneve.

“Kjo bazë e të dhënave do t’i mundësoj institucioneve analizë më të thellë dhe t’i shohin shkaqet dhe faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje, prezenca e rasteve të dhunës në familje është rritur kohëve të fundit e kjo mund të jetë edhe rritje e vetëdijes për t’i raportuar rastet mirëpo numër i më tepër se 1700 rasteve në vit vërtetë është shqetësuese dhe institucionet e Kosovës i vë para një përgjegjësie të madhe”, tha ai, raporton EO.

Drejtoresha e “Un Ëomen” zyra në Kosovë, Vlora Tuzi-Nushi, tha se kjo data bazë do t’i përfshijë informatat nga policia, prokuroria dhe shërbimi social ku të gjithë do të kenë qasjen e njëjtë në data bazë  të unifikuar.

“Zyra e jonë ka mbështetur Ministrinë e Drejtësisë dhe Koordinatorin Nacional për Rini ka mbështetur me një sërë aktivitetesh dhe kryesorja deri më tash është ky projekt që  është unik edhe për rajonin edhe që është themelimi i data bazës së integruar të të dhënave të rasteve të dhunës në familje, kjo databazë do t’i përfshijë informatat nga policia nga prokuroria dhe shërbimi social ku të gjithë do të kenë qasjen e njëjtë në data bazë  të unifikuar dhe të gjithë do të dhënat do të jenë të përbashkëta”.

“Ne do të kemi mundësi të shohim për herë të parë në një bazë të të dhënave të gjitha qyteteve të Kosovës gjithashtu do të kemi mundësi me i analizu të dhënat ku ka raste më shumë të dhunës në familje, pse ka raste të dhunës a është papunësia a është edukimi e të tjera”, tha Nushi, raporton EO.

Ky aktivitet është duke u mbajtur gjatë 16 ditëve të aktivizmit dhe është një prej fushatave më të mëdha kundër dhunës.

Të ngjashme