Prishtina “në hall” prej qenve endacakë, komuna heshtë

Prishtinë | 24 Gus 2021 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Sulmet e qenve endacakë ndaj qytetarëve janë shpeshtuar viteve të fundit. Edhe për qytetarët e Prishtinës, qentë endacakë mbesin një problem i kamotshëm.

Mëngjesin e sotëm, një lexues i Ekonomia Online ka dërguar një fotografi ku shihet një tufë e qenve, afër shkollës së mesme “Gjin Gazulli”.

Qytetari thotë se ndihen të rrezikuar. Çdo mëngjes e mbrëmje, qyteti kaplohet prej qenve derisa s’ka ende ndonjë vendim rreth trajtimit të tyre, raporton EO.

Të ngjashme