Propozohet mbyllja e vendit në vikend

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Në takimin e mbajtur dje të Institutit të Shëndetit Publik dhe Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e Situatës Emergjente me Covid-19 janë propozuar disa masa të reja, ndër to edhe mbyllja e pjesshme vendit  në vikend.

Në propozim vendimin e siguruar nga Gazeta Online “Reporteri.net”, parashihet që të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve dhe subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë t’u ndalohet veprimtaria nga ora 20:00 e ditës së sotme, e deri të hënën në ora 05:00.

Të liruara nga kjo masë janë: furrat e bukës, maketet e vogla, pompat e benzinës, institucionet shëndetësore publike dhe private, si dhe operatorët ekonomikë.

Ky propozim vendim pritet që para orës 17:00 të votohet në mbledhjen virtuale të Qeverisë së Kosovës që do të mbahet sot.

Situata me pandeminë në Kosovë po shënon rekorde në ditët e fundit, ku vetëm gjatë ditës së djeshme  janë konfirmuar 661 raste të reja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme