Protestohet në solidarizim me kurdët, disa qytetarë tentojnë ta pengojnë protestën

Prishtinë | 19 Tet 2019 | 13:23 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)  ka organizuar protestë me #RiseUp4Rojava “Dëno fashizmin turk” për të shfaqur solidaritetin e tyre kundër gjenocidit ndaj popullit kurd, raporton Ekonomia Online.

Kjo protestë nisi me tensione të vogla, ku një grup prej 5 personash dolën në përkrahje të ushtrisë turke.

Madje ata kanë bërë simbolin e  përshëndetjes ushtarake, ku simbolizon përkrahjen e ushtrisë në Turqi derisa thanë se protesta ka për qëllim përkrahjen e terroristëve.

Por pas ndërhyrjes së policisë, protesta vazhdoi qetë.

Igballe Rugova nga Rrjeti i Grave të Kosovës, ka thënë se kjo protestë ka për qëllim solidaritetin me popullin kurd. 

“Sot në gjithë botën organizohen protesta në shenjë solidariteti për popullin kurd. Mos të harrojmë se edhe Kosova ka kaluar në një periudhë të tillë në kohën e Millosheviqit dhe ne jemi bashkangjitur kësaj proteste me tregu solidaritet me gjithë ata civilë kurd që çdo ditë po vdesin nga regjimi i Erdoganit”, tha ajo, raporton EO.

E në lidhje me përkrahësit e ushtrisë turke, të cilët ishin pak metra më larg, tha se protesta nuk është kundër popullit turk, por kundër Ushtrisë.

“Mua më vjen keq për ta, sepse ata po harrojnë se ku kemi qenë ne para dy dekadave. Gabojnë nëse mendojnë se jemi qu në këmbë kundër popullit turk, por ne jemi quar kundër regjimit të Erdoganit, që bënë kundër popullit kurd në Siri, sepse ju ndoshta e dini më së miri ato pamjet e një lidere kurde, të cilës forcat turke e kanë dhunuar deri në vdekje atë grua”.

Protesta përfundoi e qetë derisa u paralajmërua edhe për protesta të tjera në shenjë solidarizimi me kurdët.

Të ngjashme