PSD-ja bën homazhe në Kompleksin “Adem Jashari”, Ymeri: Porosia e dëshmorëve të çohet përpara

Prekaz | 28 Nën 2018 | 10:47 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e Festës së Flamurit dhe datës së lindjes të komandantit Adem Jashari Visar Ymeri me një delegacion të PSD-së kanë bërë homazhe në Kompleksin “Adem Jashari”.

Ai uroi këtë ditë duke thënë se porosia e dëshmorëve të kombit duhet të çohet përpara, për një të ardhme të mirë, raporton Ekonomia Online.

“Sot me delegacionin e PSD-së nisëm homazhet në Prekaz, një vend që na përkujton aq shumë të kaluarën edhe të vështirë, edhe të dhimbshme, por edhe krenare për sakrificën që familja Jashari në krye me Adem Jasharin bën për lirinë që e gëzojmë sot”.

Ymeri tha se liria dhe barazia e popullit të Kosovës duhet të forcohet e të rritet në mënyrë që brezat e rinj ta gëzojnë atë, raporton EO.

“Sakrificë që na dëshmon se liria dhe barazia e popullit të Kosovës nuk ka ardhur as shpejt e as lehtë dhe si e tillë ajo duhet të forcohet edhe të rritet e zgjerohet në mënyrë që brezat e rinj ta gëzojnë këtë liri, këtë vend dhe jetën e tyre ta organizojnë dhe vazhdojnë me mundin e tyre dhe ta përkujtojmë e të mendojmë për atë se çfarë shteti duhet ta bëjmë dhe çfarë porosie dëshmorët na kanë lënë dhe që duhet ta çojmë përpara”.

Fotografia e PSD

Fotografia e PSD

Fotografia e PSDFotografia e PSD

Të ngjashme