PSD-ja kundërshton marrëveshjen për targat, vendos stikersa në veturat e Qeverisë

Prishtinë | 01 Tet 2021 | 12:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Socialdemokrate ka mbajtur aktivitet pranë Qeverisë së Kosovës për marrëveshjen tri pikëshe të arritur në Bruksel për targat e automjeteve nga Serbia.

Aktivistët e PSD-së kanë vendosur stikersa në veturat zyrtare të Qeverisë, raporton Ekonomia Online. Po ashtu, aktivistët kanë shkruar në veturat zyrtare “KM”.

Zgjim Hyseni, nga kjo parti, tha se marrëveshja e djeshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat është kthim prapa për vendin.

Sipas tij, bazuar në këtë marrëveshje, vendin e presin ujdinë edhe më të dëmshme, ngase siç thotë ai Qeveria veprimet që më herët i ka konsideruar kriminale po i ndërmerr tash vet.

“Marrëveshja për targat e nënshkruar dje është kthim mbrapa. Paramendoni Kosova po diskuton për targat e jo më për marrëveshjen finale, e kjo marrëveshje për targat është logjikë e asociacionit ku kriterin e ka etnik e territorial. Pra në Kosovë në bazë të etnisë kemi targa KM dhe ato RKS, pra në një anë Qeveria i quan ilegale këto targa, por në anën tjetër e  ka pranuar marrëveshjen”.

“Çka është më shqetësuese janë ngjarjet në ditët në vijim dhe çka na pret është edhe miratimi i marrëveshjeve të tjera. Ideja e aksionit të sotëm është edhe për mënyrat e problematikat se si janë trajtuar Njësia Speciale dhe barrikadat që vet kryeministri i kanë quajtur kriminel e në të njëjtën kohë Kosova ka pranuar vendimmarrjen mbi dorëheqjen ose jo të njësive të veta policore”.

Tri pikat e marrëveshjes për targat që u arrit të enjten në Bruksel:

  1. Njësitë speciale të policisë të vendosura aktualisht në Jarinje dhe Bërnjak do të hiqen njëkohësisht me bllokadat e rrugëve, duke filluar më 2 tetor 2021 në orën 8:00 dhe duke përfunduar jo më vonë se në ora 16:00. KFOR-i do të vendoset në Jarinje dhe Bërnjak para fillimit të largimit të njëkohshëm dhe do të qëndrojë për rreth dy javë për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt, dhe lirinë e lëvizjes.

2. Nga 4 tetori 2021 në orën 8:00, vendosja e stikersave siç është rënë dakord në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE do të zbatohet si një masë e përkohshme derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme.

3. Një Grup Punues i përbërë nga përfaqësues të BE-së, palës së Beogradit dhe Prishtinës, dhe i kryesuar nga BE-ja do të krijohet për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së. Takimi i parë i Grupit Punues do të mbahet më 21 tetor 2021, në Bruksel. Brenda gjashtë muajve nga takimi i tij i parë, Grupi Punues do të paraqesë gjetjet e tij mbi një zgjidhje të përhershme të formatit të nivelit të lartë të Dialogut.

Të ngjashme