PSD-ja me aksion simbolik, vendos fytyrën e Albin Kurtit në kontejnerë

Prishtinë | 19 Jan 2021 | 13:21 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtarët e Partisë Socialdemokrate, përmes një aktiviteti, kanë vendosur grafite me fytyrën e Albin Kurtit nëpër kontejnerë në kryeqytet. Ata kanë akuzuar Kurtin për riciklim të kandidatëve që i ka përfshirë në listën zgjedhore, raporton Ekonomia Online.

Drilon Pireva, aktivist i kësaj partie, tha se ardhja e Albin Kurtit në pushtet është e rrezikshme.

Ai tha se ndryshimi i paralajmëruar nga Kurti është mashtrim.

“Përmes këtij aktiviteti duam të tregojmë se ndryshimi është politikë e re nuk është mjeshtri e ricikluar. Riciklimi i mbeturinave është ekonomizim dhe ruan ambientin, por riciklimi i politikës dhe politikanëve është ruajtje e gjendjes së vjetër që sot na shpërfaqet si ndryshim”

“Kemi vërejtur se shumë persona që kanë aderuar nëpër parti politike e sidomos këta që po thirren në ndryshim plot prej tyre kanë qenë me akuza të ndryshme. Dhe mjaftonte një fotografi me liderin dhe të gjithë ishin të falur”.

“Leninistë, erdoganistë, e shumë kategori të tjera janë në listën e tyre. Aty është bërë një çorbë politike e ideologjike”, tha ai.


Të ngjashme