Publikohen rezultatet e konkursit për ushtar të FSK-së

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 19:17 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar rezultatet e testimit me shkrim për ushtarët e ardhshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes njofton se kandidatët e mposhtëm për rekrut në Forcën e Sigurisë së Kosovës, kanë kaluar testin e Inteligjencës dhe Njohurive të përgjithshme si në vijim:

Lista në linkun e mëposhtëm:

https://docs.google.com/…/1f9Mb–dGInZs…/edit

Ministria e Mbrojtjes njofton se kandidatët e mëposhtëm për rekrut në Forcën e Sigurisë së Kosovës, nuk e kanë kaluar testin e Inteligjencës dhe Njohurive të përgjithshme si në vijim:

Lista në linkun e mëposhtëm:

https://docs.google.com/…/1L6dTVXIstGTq7pO8tAqt…/edit…

Kandidatët të cilët nuk e kanë kaluar këtë fazë të testimeve kanë të drejtë ankese brenda afatit dy (2) ditor.

Afati ankesës rrjedh ditën pasuese pas publikimit të njoftimit, ditën e hënë me datë 29.03.2021 dhe të martë me datë 30.03.2021.

Ankesa duhet të dorëzohet në G1SHPFSK, Kazerma “Adem Jashari” Prishtinë, kandidatët duhet të jenë të pajisur me maska kundër COVID-19, njofton më tej Ministria e Mbrojtjes.

Kujtojmë, rezultatet janë vetëm në shifra për të ruajtur të dhënat e aplikantëve dhe për shkak të procesit të ndjeshëm.

Të ngjashme