Pulmologu Morina: Imunizimi përmes vaksinimit të popullatës, shpëtimi i vetëm nga pandemia

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 15:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pulmologu në Klinikën e Pulmologjisë, Besim Morina, thotë se imunizimi i popullsisë përmes vaksinimit është shpëtimi i vetëm nga pandemia, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Morina tha se shumica e stafit të Klinikës së Pulmologjisë e kanë kaluar betejën me Covid-19.

“Unë e di që infeksioni dhe pandemia dhe problemet me Covid do të zgjasin edhe me muaj e me vite, por këto probleme do të jenë më të vogla nëse imunizohemi, në momentin që ngrihet niveli i imunizimit atëherë edhe shkalla e infeksionit ulet, ne do të kemi prapë infeksione por numri atëherë do jetë më i vogël. Ky imunizim arrihet me kalimin e sëmundjes ose me vaksinim, kështu që unë shpëtimin nuk e shoh tek kalimi i sëmundjes, por shpëtimin e shoh tek imunizimi i përgjithshëm apo vaksinimi i popullatës, sa më shpejtë që të bëhet ky vaksinim aq më afër është edhe shpëtimi nga pandemia”, tha pulmologu Morina.

“Nga Speicalistët të pulmologjisë, që janë në Klinikë jemi afër 16 pulmologë, dhe të gjithë e kemi kaluar Covidin së paku nga një herë dhe e konsiderojmë veten imun edhe pse kjo nuk e di se sa do të zgjasë, po ashtu edhe stafi i mesëm, numri më i madh i tyre pra shumica e tyre kanë kaluar Covidin, faktikisht gjithë stafi i Pulmologjisë, përjashtuar disa, një numër shumë të vogël të stafit të mesëm kanë qenë me Covid dhe të gjithë punojnë, kemi kaluar sëmundjen dhe funksionojmë normalisht”, theksoi tutje ai.

Mes tjerash, pulmologu Morina tha që ka pasur raste të evidentimit të pacientëve me probleme në mushkëri dhe të infektuar me Covid-19, ku në fillim kanë bërë trajtimin  e tyre dhe më pas janë trasnferuar në Klinikën Infektive për trajtim të mëtutjeshëm.

“Në klinikën tonë zakonisht pacientët që vinë janë pacientë, që kanë pneunomi ose probleme respiratore, pra pezmatim të mushkrive  dhe probleme me oksigjenim, dhe këta pacientë pastaj i trajtojmë si pacientë të dyshuar me Covid. Klinika jonë ka qenë e dedikuar për pacientët e dyshuar me Covid, pra pasi që janë verifikuar kanë vazhduar trajtimin në klinikat tjera infektive dhe në mjekësinë e sportit. Pra në një formë kemi qenë urëlidhëse me klinikat tjera, por momentin që janë shtruar kemi bërë trajtimin e disa prej tyre, pra në klinikën tonë kemi pacientë që janë të dyshuar për Covid, pacientë që pastaj rezultojnë me Covid dhe pacientë që kanë qenë Covid por që vazhdojnë të kenë probleme respiratore dhe nuk kanë mundësi të vazhdojnë trajtimin në shtëpi”, përfundoi Morina.

Të ngjashme